Bundesliga Champions League Futboll Sport

FITORJA NDAJ BARCELONËS NË CAHMPIONS/ Kimmich: Duhet të na kenë frikë, jemi rikthyer favoritë

Një Bajern që kishim kohë pa e parë në formë të tillë. Një skuadër e cila bëri gjithçka mirë në Barcelonë duke bërë që skuadra katalanase të dukej e vogël në fushën e lojës edhe pse përballë tifozëve vendas. Por kjo nuk trembi askënd në kampin bavarez i cili diti se si të vendosej në fushën e lojës dhe të bënte ndeshjen e tij.

Mesfushori gjerman, Joshua Kimish tha n jë ditë pas ndeshjes se skuadra e tij është duke u rritur ndeshje pas ndeshjeje. “Edhe pse na u deshën disa minuta për të gjetur rimtin tonë, në fund morëm kontrollin e lojës. Pjesa e parë ishte shumë intensive nga të dyja skuadrat. U rritëm me kalimin e minutave duke u bërë zot të fushës.

Më pas erdhi goli i Mylerit i cili na liroi shumë. Në pjesën e dytë rritëm edhe më shumë shpejtësinë e lëvizjeve dhe mund të kishim shënuar më shumë gola. Bëmë pak gabime dhe kur gabon pak ka shumë mundësi që ndeshja të fitohet. Duhet të jemi të kënaqur për lojën që kemi zhvilluar të martën edhe pse sigurisht që ka ende gjëra që duhen përmirësuar. Janë tri pikë shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e gjatë në Europë”, tha Kimish që shtoi:

“Tani të mendojmë për ndeshjen e kampionatit. Bohum është një kundërshtar jo i lehtë. Ata janë rikthyer në Bundesligë dhe do të kërkojnë të tregojnë vlerat e tyre. Në “Allianz” të gjithë kundërshtarët motivohen në 100% e tyre”, pohoi gjermani.

Related posts

SPAL – Roma, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

“NDRYSHIMI ËSHTË I MADH TEK VLLAZNIA/ Mirsad Jonuz: Ja pse e ndoqa Kukësin dhe ku synoj të filloj punë

Delo.autor

Zbulohen formacionet: Egjipt – Uruguai

Sadik.Autor

Leave a Comment