Futboll Kategoria Superiore Sport

FITUAN MIQËSOREN NDAJ EGNATIAS/ Daja paralajmëron: Jemi në rrugën e duhur, presim ende goditje në merkato

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka mbetur i kënaqur nga loja e skuadrës në miqësoren e djeshme ndaj Egnatias. Edhe pse të kuqtë nuk ishin të plotë, pasi mungonin titullarë si qendërmbrojtësi Belica apo sulmuesi Cara, Daja theksoi në intervistën për “Panorama Sport” pas testit në Rrogozhinë se ekipi i tij është në rrugën e duhur. Numri një i stolit kryeqytetas preku edhe çështjen e merkatos, ndërsa në deklaratën e tij paralajmëroi se mund të ketë surpriza të mëdha sa u përket afrimeve në ditët e fundit të afatit të transferimeve.

Zoti Daja, çfarë përshtypje ju la kjo miqësore?

Ishte një miqësore që e vlerësuam në çdo drejtim. Puna e deritanishme ka qenë me ngarkesa të mëdha për lojtarët, në mënyrë që ata të arrijnë formën optimale. Egnatia ishte skuadër simpatike, ndërsa ne u munduam të aktivizojmë të gjithë lojtarët, përveç atyre që janë grumbulluar me Kombëtaren U-21. Kam ide më të qarta tashmë për grupin që drejtoj. Rëndësi ka që përshtatja e disa lojtarëve është arritur tashmë. Miqësoret kanë vlerën e vet, nuk ka rëndësi nëse humb apo fiton. Në këtë ndeshje gjithçka u interpretua mirë dhe jam i kënaqur me të gjithë.

A është gati Partizani për startin e kampionatit me Teutën ?

Ne vijmë pas përfundimit të fazës në Ohër, ku bëmë disa miqësore dhe përgatitje me volum. Afrimet e verës janë përshtatur shpejt me lojën e ekipit dhe kjo është e veçantë. Natyrisht që tani do të mendojmë patjetër për kampionatin, por është shpejt për të diskutuar për duelin me Teutën. Synimi është që në seancat e mbetura, të rrisim parametrat. E rëndësishme është që jemi në rrugën e duhur.

Çfarë prisni nga merkatoja në këto ditë të fundit që kanë mbetur nga afati i transferimeve?

Merkatoja nuk është mbyllur për ne. Dëshirat mbeten të mëdha, por pa përmendur ndonjë emër. Nuk i dihet se kush do të jetë i radhës që do të na bashkangjitet. Te Partizani gjithmonë diskutohet për lëvizjet që mund të kryhen, por besoj se do të kemi të reja në vijim. Ata që na nevojiteshin, i siguruam edhe pse duhet një grup i plotë, pasi në kampionat parashikohen të gjitha.

A mund të thoni pse nuk janë konkretizuar transferimet dhe gjithçka është lënë për në fund?

E thashë, ka procedura dhe gjëra që nuk shkojnë si mendohet. Drejtuesit e klubit në çdo moment janë në diskutime për plotësimin e skuadrës me lojtarë cilësorë. Mund të jetë kohë e shkurtër për të arritur atë objektiv që ke primar të afrosh, por Partizani mendon për përgatitjet dhe në të njëjtën kohë mirëpresim çdo surprizë që është si goditje.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Molde e fortë për Laçin, kurbinasit me një këmbë jashtë Evropës

Isa.Autor

DASMA E ELSEID HYSAJ/ Nga aeroporti tek ceremonia, Armando Sadiku ndan momentet e veçanta (FOTO)

Delo.autor

NA LA PA FRYMË/ Mbesa e ish-Presidentit SHQIPTAR “tërbon” edhe sallonet e “Moto GP” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment