Futboll La Liga Sport

“GËNJESHTRA MBI MUA DHE REAL MADRID”/ Hazard: Dashuria ime për “Los Blancos”…

Shtatëdhjetë e katër minuta për Eden Hazard në ndeshjen e luajtur nga Belgjika kundër Estonisë.

Ylli i Real Madrid dha një asistim dhe ofroi një paraqitje shumë pozitive, duke u dëshmuar se ishte pothuajse në një formë të shkëlqyer.

Ancelotti po e pret dhe ai vazhdon të betohet për dashurinë për Blancos: “Nuk është e vërtetë që nuk jam i lumtur te Real Madrid.

Unë jam shumë i lumtur dhe ju e dini që një lojtar është edhe më i lumtur kur luan dhe shënon.

Unë nuk kam luajtur shumë apo shënuar shumë deri më tani, por kjo nuk ndikon në ndjenjat që kam. Unë jam i lumtur në Madrid, më pëlqen jeta ime në Spanjë. Situata është komplikuar gjithashtu nga COVID dhe dëmtimet”.

Related posts

NGA SHQIPËRIA, SERIE A DHE LA LIGA/ Sa paguhen gjyqtarët e futbollit në ligat elitare evropiane

F.autor

PËRGJIGJE NEGATIVE/ Inter refuzon ofertën e Barcelonës për Lautaron. Ja çfarë propozuan “katalanasit”

Delo.autor

SPEKTAKËL NË SAN SIRO/ Dy gola të shpejtë në ndeshjen Inter – Genoa (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment