Futboll Sport

GJEORGJI-KOSOVË/ Trajneri Shaland zgjedh lojtarët më në formë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Kosova do të përballet pasditen e sotme në transfertën e vështirë kundër Gjeorgjisë teksa pretendimet për dardanët në këtë sfidë janë të mëdha.

Kosova nuk ka mundur të sigurojë asnjë pikë në dy ndeshjet e para në grup duke pësuar dy humbje radhazi ndaj Spanjës dhe Suedisë. Për këtë  motiv, dardanët duhet të bëjnë maksimumin kundër dy kundërshtarëve më të lehtë në letër në Grupin B, Greqisë dhe Gjeorgjisë.

Trajneri Shaland u pa mjaft i irrituar në konferencën për shtyp të mbajtur pak ditë më parë duke kërkuar ndryshim nga skuadra e tij. Kundër Gjeorgjisë, Kosova do të zbresë me një formacion tërësisht sulmues, pasi trajneri Shaland ka zgjedhur lojtarët më në formë të momentin.

Risia në sulm është Elbasan Rashani i cili është në superformë me skuadrën e tij Klermontin në Francë ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist në 2 ndeshje. Së bashku me Rashanin në sulm do të jenë dhe Vedat Muriqi e Lirim Kastrati, ndërsa kapiten do të jetë Amir Rrahmani.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

Endrrat e Inter në merkato janë dy djem ish-futbollistësh…

Sadik.Autor

MERRET VENDIMI KOULIBALY/ Drejtori sportiv i Napolit: Na duhej një sulmues pasi Milik nuk donte të qëndronte

Delo.autor

KËRKON RINOVIMIN ME “PLESHTIN” DHE ZBULON TË ARDHMEN/ Bartomeu: Ai vazhdon të përmirësohet, kur të…

Delo.autor

Leave a Comment