Futboll Seria A Sport

ANALIZON SEZONIN E RI TË SERIE A/ Moratti: Ekipi i Inzaghit funksionon, por Mourinho do të luftojë për…

Sa herë që Masimo Morati kthehet të flasë për Interin, ka një interes të madh për vetë atë që ish-presidenti i ka dhënë botës zikaltër. Në një intervistë për mediat italiane, Morati foli mbi Inzagin dhe u ndal në emra të tjerë të përveçëm, nga Murinjo te Insinje.

INZAGI – “Simone me durim dhe inteligjencë ka gjetur lojtarë funksionalë dhe po shohim një lojë të bukur. Përqafimi me Korrean është dëshmi e ambientit që ka krijuar”.

MURINJO – “E ndjek kampionatin me shumë vëmendje. Zhoze i ka dhënë jetë Serisë A dhe e ka nisur shumë mirë duke i shtuar Romën garës për titull. Një si Murinjo nuk synon asnjëherë vendin e tretë, nuk do ta thotë kurrë, por do të jetë aty duke luftuar”.

SPALETI DHE INSINJE – “Spaleti është shumë i zoti dhe te Napoli ka lojtarë klasi, Insinjen mbi të gjithë. Mendoj se axurrët mund të luftojnë për titull, do të jetë një kampionat argëtues. Nuk e mohoj që do të doja shumë të shikoja Lorencon me fanellën zikaltër. Është talent dhe do të bënte shumë mirë”.

“INTERSPAC” – “Nuk e di nëse do të realizohet, por mendoj se e ardhmja e Interit do të bazohet te pasioni dhe një shoqëri ku aksionet i kontrollon populli, është pasion i pastër. Mendoj se koha ime ka kaluar”.

RONALDO DHE CR7- “Në Itali kaluan si Ronaldo dhe Kristiano. Janë futbollistë të ndryshëm, por fenomeni është mes 4-5 më të fortëve të historisë së futbollit. CR7 ka punuar shumë, e ka merituar atë që ka arritur, por nuk ka talentin e Ronaldos. Braziliani ishte një privilegj për t’u parë”.

Related posts

NGA PROPOZIMI PËR DEPUTET TEK RACIZMI NË SHQIPËRI/ Egbo: S’ka trajner që nuk do ta drejtojë këtë ekip

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Tottenhami për të mbajtur Kane dhe Pochettino do të sakrifikojë yllin…

Delo.autor

Në krizë te Man United dhe i kërkuar nga REALI, Mourinho zbulon të ardhmen

Isa.Autor

Leave a Comment