Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GOLI I REALIZUAR NDAJ POLONISË/ Ylli Çikalleshi arrin Sadikun, një hap larg podiumit historik

Goli i shënuar sot nga Sokol Çikalleshi në ndeshjen kundër Polonisë, ka bërë që bomberi kuqezi të jetë tashmë shumë pranë ngjitjes në podiumin e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve për përfaqësuesen shqiptare.

Ai ka lënë pas emra shumë të njohur si Salihi e Rraklli që kanë bërë histori me fanellën kuqezi, duke kaluar në kuotën e 12 golave për të barazuar aty Armando Sadikun i cili është ndalur po te kjo shifër. Të dy aktualisht ndajnë vendin e katërt në renditjen e të gjitha kohëve për Kombëtaren shqiptare,

Para tyre mbetet në vendin e tretë një emër që mund të arrihet shpejt, Ervin Skela i cili ka shënuar 13 gola, ndërsa një më shumë ka shënuar Alban Bushi, 14, duke mbajtur vendin e dytë. Sa i përket vendit të parë, Çikalleshit do t’i duhet të vazhdojë për një kohë më të gjatë këtë formë para porte, pasi ai mbahet nga Erjon Bogdani me 18 gola.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Manchester United hidhet në sulm, zëvendësuesi i Pogba mund të vijë nga rivalët

Delo.autor

Monaco e gatshme të shesë Lemar, ja çmimi ‘stratosferik’ që duhet të paguhet për të

Q.Autor

CELTA VIGO-REAL MADRID/ Zidane luan me ekipin e sezonit të kaluar, ja surpriza e ndeshjes (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment