Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

HUMBJA NDAJ POLONISË PËR “QATAR 2022″/ Reja: Nuk dua të dukem si italiani tipik që kritikon gjyqtarët, por…

Humbja e thellë 4-1 ndaj Polonisë sigurisht që ka lënë të zhgënjyer trajnerin e përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, por njëkohësisht, ai është munduar që të gjejë anët pozitive në paraqitjen e skuadrës. Para largimit nga stadiumi në Varshavë ai ka folur edhe për mediat vendase, duke insistuar se jo çdo gjë ishte për t’u hedhur poshtë nga kjo sfidë e sidomos pjesa e parë e takimit.

“Jam pjesërisht i kënaqur. Nuk mund të ankohem rreth skuadrës time pasi në disa momente dukej më mirë se ajo polake. Ne kishim 3 mundësi të mira shënimi por nuk ishim të aftë që të përfitonim nga ato. Vojçieç Shezni u paraqit mjaft mirë”, tha fillimisht tekniku italian.

Ai më pas nuk harroi të përmendte edhe bashkëkombësin e tij, gjyqtarin Mauricio Mariani. “Nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur me vendimet e tij. Nuk e di nëse duhej të fitonim apo jo një penallti. Nuk dua të dukem si një italian tipik i cili kritikon gjyqtarët, por disa situata mund të interpretoheshin në mënyrë të ndryshme”, vijoi 75-vjeçari. “Në 10 minutat e para gjyqtari tregoi tre kartonë të verdhë dhe mendoj se jo të gjithë këto faulle meritonin kartonin. Nuk ishte e drejtë”.

Në fund, kishte elozhe edhe për Levandovskin, i cili u bë personazhi kryesor i sfidës me golin dhe asistin e tij në momente vendimtare. “Levandovski as nuk ka nevojë për një mundësi të mirë për të shënuar. Ai është një futbollist i cili bën një diferencë të madhe”, ishin fjalët e Rejas

Related posts

PO NDJEK FATIN E ROBBEN/ Coman i mallkuar, sërish DËMTIM TË RËNDË dhe OPERACION

Isa.Autor

Një gol prej 250 milionë eurosh… te Barcelona

Q.Autor

PRANË SHKARKIMIT/ Mourinho mbërrin në qendrën strëvitore të Man United

Isa.Autor

Leave a Comment