Futboll Premier League Sport

PEP I “THUR ELOZHE” SULMUESIT/ Është I DOBËT dhe I VOGËL, por ai është “wow”

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola ka duartrokitur inteligjencën e Bernardo Silva-s në një rol jo shumë të njohur për të në mesin e fushës gjatë fitores ndaj Fulham ditën e shtunë.

Portugezi aktualisht po zëvendëson Kevin De Bruyne të dëmtuar dhe Guardiola mendon se ai i ka aftësitë e duhura për ta bërë këtë gjë.

“Ai mund të luajë aty, pasi ai mund të luftojë,” shprehet Guardiola për gazetarët. “Ai është i dobët, i vogël, por ai është wow. “Duhet të kuptosh, se kur janë topa të dyshimtë, janë topat e Bernardo-s, ai ka atë sens inteligjence.

“Duhet të jesh i fortë dhe i shpejtë, dhe ai e bëri. Patjetër, ai mund të luajë aty. Ai është një lojtar krahu, por është e rëndësishme që të kemi lojtarë që luajnë në disa pozicione, dhe ai është një prej tyre.”

Related posts

Performancat e mira shpërblehen, Strakosha pjesë e ekipit më të mirë të Serisë A

Q.Autor

Benzema drejt Arsenalit, Reali bën ‘goditjen’ e madhe të merkatos

Q.Autor

Kategoria e Parë/ Apolonia mposhtet në Kavajë, Vllaznia i bashkohet Dinamos në krye

Isa.Autor

Leave a Comment