Futboll La Liga Sport

IDEJA E “ÇMENDUR”/ Perez harton planin për një skuadër “Galaktikësh”. Ja emrat që priten të afrohen…

Real Madrid nuk arriti të finalizojë dot transferimin e Kilian Mbapes nga skuadra e PSG-së këtë verë pasi skuadra franceze nuk ra dakord me kushtet ekonomike të ofruar nga madrilenët.

Megjithatë, kjo mund të jetë një plus për Florentino Perez i cili ka në kokë një plan për merkaton e verës që vjen. Sipas gazetës angleze “Daily Mail”, madrilenët po planifikojnë tre goditje të mëdha për sezonin e ardhshëm.

I pari dhe prioriteti i klubit do të jetë Kilian Mbape. Sulmuesit francez i skadon kontrata me PSG-në vitin tjetër dhe Perez do të bëjë gjithçka për ta afruar në Madrid. Për Mbapen, Perez nuk ka konkurrencë nga askush pasi vullneti i vetë lojtarit është transferimi tek Real Madridi.

Objektivi i dytë është Erling Haland. Sipas gazetës britanike, drejtuesit e Realit po mendojnë të krijojnë një dyshe fantastike në sulm, duke afruar Haland e Mbape. Mosha e tyre, 21 dhe 22 vjeç premton gola për shumë vite dhe Reali do të bëhej i pathyeshëm në këtë aspekt. Për Haland nuk do të ishte problem as çmimi, pasi agjenti Mino Raiola i ka menduar të gjitha. Në kontratën me Dortmundin, agjenti i Haland ka parashikuar një klauzolë largimi prej 70 milionë eurosh, një shumë e përballueshme kjo nga madrilenët, e ndryshme nga ajo 150 milionë euro që verdhezinjtë pretendonin këtë merkato për largimin e shtatlartit norvegjez.

Objektivi i tretë i madrilenëve dhe jo më pak i rëndësishmi është Pol Pogba. Mesfushori francez qëndroi dhe këtë sezon tek Mançester Junajtid duke mos u transferuar tek PSG-ja që e kërkoi gjatë. Për Pogban nuk do të jetë një beteje e lehtë pasi shumë skuadra të mëdha janë vënë pas mesfushorit përfshi PSG-në, Juven apo nuk përjashtohet dhe ndonjë rival i Mançester Junajtid në Premier Ligë. Por dhe në këtë rast vullneti i lojtarit mund të jetë shumë i rëndësishëm, dhe me Pogban, Haland e Mbapen, madrilenët do të formonin një ekip ëndrrash ose do të rikthenin në memorien e tifozëve “Galaktikët” e dikurshëm”.

Related posts

PLATINI SËRISH NË TELASHE/ Prokuroria zviceriane e akuzon për tre shkelje

Delo.autor

ITALI-AUSTRI/ “Azzurrët” kërkojnë të vendosin një personal në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Neymar zbulon momentin kur lindi shoqëria e tij me Messi-n

Sadik.Autor

Leave a Comment