Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

FORMACIONI ZYRTAR/ Reja me shumë dyshime, ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Polonisë…

Sonte Shqipëria do të përballet me Poloninë e Lewandowski & Co në Varshavë teksa – ashtu si pritej – asnjë ndryshim te formacioni kuqezi dhe skema klasike 3-5-2.

Edy Reja ka zbardhur zgjedhjet e bëra për ndeshjen ndaj Polonisë, që nis në 20:45 dhe janë të njëjtët emra, që u njoftuan që dje nga media dhe që ai i ka besuar në shumicën dërrmuese të ndeshjeve.

Në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha, ndërsa 3-shja e qendrës së mbrojtjes do të përbëhet nga Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli. Në mesfushë nga krahët do të veprojnë Hysaj dhe Trashi ndërsa në qendër do të aktivizohen Abrashi, Gjasula dhe Bare.

Në sulm trajneri Reja ka pasur më shumë dyshime, duke parë formën e mirë që po kalojnë Broja dhe Uzuni, gjithsesi në këtë repart do të konfirmohen Manaj dhe Cikalleshi.

 

Related posts

BESON SE SHAQIRI KA ENDE PËR TË RIKUPERUAR/ Klopp sqaron: Ja përse nuk e aktivizoj shumë minuta në fushë

Delo.autor

PAMJET/ Trazira në Tiranë, huliganët e Romës fillojnë të gjuajnë me shishe qelqi e plastike

F.autor

JASHTËTOKSORI/ 14 vite nga debutimi i MESSIT në Ligën e Kampionëve, ja rrugëtimi i tij

Isa.Autor

Leave a Comment