Futboll Shqipëri Sport

ILDA BEJLERI KANDIDATE PËR KREUN E FSHF-SË? Moderatorja seksi tregon për herë të parë si qëndron e vërteta

Moderatorja sportive, Ilda Bejleri ka reaguar për herë të parë pas lajmeve mbi kandidimin e saj si Presidente e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Përveç Bejlerit, pjesë e listës së kandidimit janë edhe tre emra të tjerë të njohur: Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova dhe Armando Duka.

Ditën e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, Bejleri tha: “Jo, nuk është e vërtetë, se më pyesin dhe njerëzit e afërt, ‘moj, a është e vërtetë?’, por s’është e vërtetë. S’po them që është e pamundur, sepse përderisa nuk e ndalon rregullorja, atëherë çdo njeri mund të tentojë e të dojë të bëhet president apo presidente.

Ky lajmi që qarkullon s’është i vërtetë, sepse unë do e thoja vetë po të ishte i vërtetë. Nuk është tani momenti, sepse pasioni dhe dëshirat e mia në këto momente janë të fokusuara diku tjetër.

Kështu që nuk është ky momenti, nëse mund të jetë… nuk e di… mund të jetë në të ardhmen. Asnjë kandidat nuk e kam parë që të jetë i zyrtarizuar”.

E pyetur se cilin prej kandidatëve të mundshëm të FSHF-së do të donte të shihte si president, Ilda tha se “një pozicion i tillë i shkon dikujt që ka lënë gjurmë në sport dhe e ka provuar vetë futbollin“.

Related posts

RINOVOI KONTRATËN ME BARCELONËN/ 12 milionë euro, zbulohet sakrifica e madhe e “Jashtëtokësorit”

Delo.autor

GOLEADOR/ Sidrit GURI, gol në sytë e PANUCCIT, Abazaj qëndron në stol (VIDEO)

Isa.Autor

PYETET PËR TË ARDHMEN E TIJ/ De Ligt mban sekret: E vetmja gjë e sigurt është që nuk…

Delo.autor

Leave a Comment