Futboll Seria A Sport

INTER-BOLOGNA/ Inzaghi bën rotacion në sulm, i beson dyshes Correa-Lautaro (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 18:00, Interi do të zbresë në fushë për tu përballur me Bolonjën në kuadër të javës së 4-ët të Serisë A.

PËr zikaltrit do të jetë një ndeshje e komplikuar pasi vijnë nga një barazim 2-2 me Sampdorian në kampionat javën e kaluar, dhe nga një humbje 0-1 kundër Realit në Champions.

Trajneri Inzagi ka vendosur të bëjë një rotacion në sulm, duke hedhur titullar Angel Korrea në vend të Edin Xhekos, duke formuar një dyshe argjentinase në sulm së bashku më Lautaron.

Nga ana tjetër, tekniku italian ka surprizuar duke lënë në stol Çalhangolun ku në vend të tij do të luajë Vesino, ndërsa Dumfrajs do të luajë ndeshjen e parë titullar me fanellën e Interit.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

FYERJET RACISTE NDAJ YLLIT STERLING/ Hungaria i kundërpërgjigjet Anglisë: Harruat që tifozët tuaj u tallen me…

Delo.autor

BILANCI I SEZONIT TË SHKUAR PËR INTER MBYLLET ME MINUS/ Presidenti Zhang: Projekti i rritjes së klubit është konsoliduar, bazuar në…

Delo.autor

“Ke ngatërruar skuadër”, gladiatori i Romës nxjerr blof Jurgen Klopp-in

Sadik.Autor

Leave a Comment