Futboll Seria A Sport

INTER THYEN “MALLKIMIN” 12-VJEÇAR/ Shihni statistikën e veçantë të “zikaltërve” ndaj Sampdorias

Federiko Dimarko thyen një “mallkim” në shtëpinë e Interit. Mbrojtësi italian sot në barazimin 2-2 ndaj Sampdorias në transfertë ka realizuar mjeshtërisht një goditje perfekte nga goditja e dënimit në trekëndësh duke shtangur portierin e dorian Auderon.

Ajo që bie më shumë në sy është statistika e veçantë se anësori ka thyer një “mallkim” tek skuadra zikaltër, ku sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, Interi nuk realizonte dot gol në Serinë A nga goditja e dënimit që prej 12 vitesh, ekzaktësisht në vitin 2009 në transfertë ndaj Bolonjës nga një gol i Mario Balotelit.

Një statistikë që u thye ditën e sotme me Dimarkon i cili realizoi një eurogol nga një distancë fare pranë zonës së rreptësisë.

Related posts

MILAN KËRKON PËRFORICME NË MBROJTJE/ Ja tre emrat që synojnë t’i marrin në janar

Delo.autor

Bonucci: “Gattuso e ka transformuar Milanin”

Q.Autor

ZYRTARE/ Ansu Fati e merr numrin 10 në fanellën e Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment