Futboll Sport

ISLANDË-GJERMANI/ Mesfushori Gorecka: “Pancerat” janë gati për t’i mbytur edhe vikingët

Leon Gorecka mendon vetëm për suksesin ndaj Islandës. Mesfushori gjerman ishte në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Hansi Flik dhe foli për sfidën e sotme duke e cilësuar atë të rëndësishme për rrugëtimin në Botërorin e ardhshëm.

PËR NDESHJEN – “Objektivi është të fitojmë dhe të marrim tri pikët. Ndaj Armenisë kemi bërë një ndeshje të mirë duke fituar thellë. Këtë gjë duam ta bëjmë dhe nesër (sot)”.

PËR PRITSHMËRITË – “Dy ndeshjet e fundit kanë qenë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Në takimin ndaj Armenisë kemi luajtur me një ritëm më të lartë dhe për të këtë arsye kemi arritur të shënojmë më shumë, kishte më shumë hapësira boshe, ndryshe nga ndeshja ndaj Lihtenshtejnit”.

PËR POZICIONIN – “Roli im në skuadër më ka ndryshuar. Në vitet e fundit kam marrë më shumë përgjegjësi mbi supe dhe kjo ka qenë diçka e bukur. Për fat të mirë, këtë gjë kam bërë dhe në Mynih me Bajernin dhe mund të them që më ka ndihmuar shumë. E di se ku duhet të qëndroj dhe se çfarë kërkon trajneri nga unë. Kemi punuar së bashku në dy vitet e kaluara duke provuar shumë gjëra. Ai më njeh dhe unë e njoh atë”.

PËR LOJTARËT E RINJ – “Edhe pse nuk dëgjojmë të njëjtën muzikë, jemi shumë të lidhur. Të gjithë kemi qenë njëherë në atë moshë, e dimë që të luash për Gjermaninë nuk është asnjëherë e lehtë. Përgjegjësia është e madhe, janë shumë gjëra për t’u bërë mirë. Por për fat të mirë në skuadër ka shumë lojtarë me eksperiencë që mundohen të ndihmojnë djemtë që e kanë për herë të parë. Harmonia e grupit është për t’u admiruar”.

PËR KUNDËRSHTARIN – “Do ta përgatisim me seriozitet ndeshjen dhe do të mundohemi të marrim kontrollin e lojës që në start. Të zotërojmë sa më shumë topin dhe të shfrytëzojmë rastet për shënim. E dimë se çfarë duhet për të mbytur nordikët”.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Bylis-Laçi. Rezultati 1-1

Delo.autor

ANGLI-GJERMANI/ Sfida e gjigantëve, mes historisë e dështimit. Ja pikat e dobëta dhe të forta…

Delo.autor

TIRANA I HAP DYERT PORTIERIT HOXHA/ Ish-sulmuesi i “Demave”: Partizani nuk tradhtohet për asnjë çmim

Delo.autor

Leave a Comment