Futboll Sport

“JAM NË SHTËPI”/ I uritur për trofe, Ronaldo rikthehet në “pallatin e ëndrrave” (VIDEO)

Firma formale mbi kontratë, rikthimi zyrtar në “Old Traford” dhe menjëherë në dispozicion të trajnerin Solskjaer. C.Ronaldo nuk humbet asnjë minutë kohë, prej dy ditësh ka nisur stërvitjen me “djajtë e kuq” për të qenë gati për sfidën kundër Newcastle, në program këtë të shtunë.

Në video e bërë publike nga faqja zyrtare e Man.United, C.Ronldo shihet i vetëm në “pallatin e ëndrrave” duke u mjaftuar vetëm me një fjalë: “Jam në shtëpi”. Interesimi nga ana e tifozëve për të parë sërish CR7 në fushë është shumë i madh, aq më tepër që portugezi ka shumë uri për të fituar gjithçka:

“Nuk jam këtu për pushime, por për të fituar akoma. Ka qenë diçka e bukur të fitoja këtu trofe të rëndësishëm vite më parë por jam kthyer sërish për të fituar akoma. Jam gati, unë dhe shokët e mi. Jam gati dhe i bindur se 3-4 vitet e ardhshme do të ndodhin gjëra të rëndësishme”, u shpreh Ronaldo për faqen zyrtare të klubit.

Related posts

ÇMENDURI NË MERKATON E VERËS/ “Djajtë e Kuq” gati 90 milionë euro për lojtarin e Napolit…

Delo.autor

FORMULA 1/ Hamilton shpreh simpati për Charles Leclerc:Bëri një garë fantastike, meritonte…

Delo.autor

“EURO 2020” I REKORDEVE/ 20-vjeçari i Uellsit bëhet futbollisti më i ri në histori që…

Delo.autor

Leave a Comment