Gossip Sport

JEP LAJMIN E ËMBËL/ Sulmuesi Sadiku bëhet baba për herë të parë dhe zbulon emrin e të birit (FOTO)

Armando Sadiku ka prezantuar sot për fansat e tij ”golin e jetës”. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është bërë baba për herë të parë dhe këtë lajm të lumtur e ka ndarë me mbështetësit e tij në rrjetet sociale.

Klubi spanjoll i Las Palmas ku ai aktivizohet në këtë sezon, ka shpërndarë një foto të familjes Sadiku, duke njoftuar tifozët se sulmuesi dhe bashkëshortja e tij, Elona, janë bërë sot prindër për herë të parë, pasi ka ardhur në jetë djali i çiftit i cili do të mbajë emrin Luis.

Një arsye për të festuar për sulmuesin kuqezi, i cili në periudhën e fundit nuk ka qene edhe aq shumë me fat në fushën e lojës, teksa është ende duke u ambientuar me skuadrën e Las Palmas.

Related posts

Uzuni, gati shitja te Lokomotiv Zagreb për 200 mijë euro

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Juventus gati 150 milionë euro dhe dy lojtarë për të rikthyer Pogban

Delo.autor

KATEGORIA E DYTË/ 44 gola në 12 ndeshje, zhgënjejnë TIRANA dhe PARTIZANI

Isa.Autor

Leave a Comment