Futboll Sport

JUVE I JEP FUND FKRIZËS/ Allegri sheh kualifikimin, Tuchel kapet me mbrojtjen

Tre fitore radhazi, por mbi të gjitha kjo kundër Chelsea, janë mjaftueshëm për ti kthyer buzëqeshjen Max Allegri. Juve e tij arriti më në fund të dalë nga një krizë e thellë por tashmë kërkohet vazhdimësia: “Bëmë një ndeshje të bukur kundër kampionëve të Evropës. Dy ndeshje, 6 pikë, zero gola të pësuar, mendoj se ky është një hap drejtë kualifikimit, me të vërtetë një hap i rëndësishëm përpara. Teknikisht mund të luanim edhe më mirë por vuajtëm pak, gjithashtu gabuam në disa kundërsulme. I lejuam Chelsea vetëm një goditje në kuadrat, në fundin e ndeshjes”, u shpreh Allegri në konferencë për shtyp.

Tuchel

Thomas Tuchel nuk arrin pranojë faktin se si ekipi i tij pësoi atë gol me fillimin e pjesës së dytë: “Në këto nivele nuk mund të pësosh një gol të tillë sapo fillon pjesa e dytë, është e pa pranueshme”, theksoi Thuchel.

Related posts

MBROJTËSI E VAZHDON KONTRATËN DERI NË 2021/ Ylli i Lazios e vazhdon kontratën me klubin

Isa.Autor

E PAZAKONTË NË TURQI/ Deklaratat pas ndeshjes, Galatasaray prish kontratën me yllin e ekipit…

Delo.autor

PËSOI NJË NDËRHYRJE TË RËNDË/ Mbrojtësi i Manchester City-t “falënderon” Brojën me shokë: Rrofshi për suvenirin

Delo.autor

Leave a Comment