Futboll Seria A Sport

JUVENTUS FESTON 10-VJETORIN E STADIUMIT/ Ja shifra kolosale që u ka sjellë impianti gjatë një dekade…

Për Juven dita e sotme është e veçantë pasi është 10-vjetori i stadiumit ‘Alianz Stadium’.

Impianti i ri hapej në shtator të vitit 2011 duke shkruar një faqe të re në historinë e klubit. Edhe pse me kapacitet deri në 40 mijë vende, ‘Alianz’ i ka sjellë fitime kolosale bardhezinjve, ku në 10 vite Juve ka arkëtuar plot 506.7 milionë euro fitim që i bie 11.9% të ardhurave totale të klubit.

Një shumë jo e vogël kjo për Juventusin e cila në 9 vitet e fundit deri në 2020 dominoi tërësisht në Itali duke u shpallur 9 herë kampione radhazi.

Para se të hapej stadiumi i ri, Juvja do të fitonte vetëm 11.9 milionë euro në sezonin 2010-2011, ndërsa rekordi i fitimeve mbahet në sezonin 2018-2019 me 83 milionë euro të arkëtuara, vit ky që përkon me ardhjen e Ronaldos në Torino 3 vite më parë.

Related posts

PAS NGJITJES NË LA LIGA/ Shikoni veprimin e lojtarit të Kombëtares që ekzaltoi tifozët (VIDEO)

Delo.autor

HYN NË HISTORINË E LA LIGAS/ Mesfushori Joaquin shënon tripletë për 18 minuta dhe vendos rekord (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Milan-Genoa. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment