Futboll Premier League Sport

PAS KARANTINËS 5 DITORE/ Ronaldo del në stërvitje me Manchester United, takohet me Solskjaer

Më në fund ka marrë fund pritja e tifozëve të Mançester Junajtid për të parë Kristiano Ronaldon në fushë. Kjo jo në një ndeshje zyrtare, por në stërvitje, të paktën për momentin.

Ylli portugez ka dalë nga karantina 5 ditore që pas kthimit nga Portugalia duke iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës. Në rrjetet sociale janë postuar disa fotografi nga takimit i parë i Ronaldos me trajnerin Solskjaer dhe të dy duken mjaft të qeshur.

Dyshja ka luajtur bashkë në vitet e hershme të Ronaldos në Mançester teksa kanë një marrëdhënie të mirë midis tyre.

Debutimi i Ronaldos tani më mund të vijë në fundjavë në sfidën ndaj Njukastëllit duke hedhur poshtë aludimet se karantina për yllin portugez do të zgjaste deri ditën e enjte, që e cila e penalizonte të zbriste në fushë.

Related posts

Noizy luan në bastore Kosovë-Shqipëri, bën pare “si zalli” (FOTO)

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Tirana arrin akordin me futbollistin 26-vjeçar që shkëlqeu te Vllaznia

Delo.autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Ish-presidenti i Realit deklaron: Bale do të largohet nga “Los Blancos”, Zidane ka…

Delo.autor

Leave a Comment