Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KALENDARI I GRUPIT TË SHQIPËRISË/ Mund ta mbyllin muajin të dytët, ja rruga drejt ëndrrës së Botërorit…

Situata në Grupin I ku bën pjesë Shqipëria, është bërë tepër interesante, pas triumfit ndaj Hungarisë,  Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja, vazhdon të ëndërrojë te mrekulli që e ka emrin “Kupa e Botës”. Në 5 sfidat e para ka arritur të sigurojë 3 fitore dhe 2 humbje, duke u renditur përkohësisht në vendin e 3-të me 9 pikë.

Shqipëria i ka të gjitha shanset, për të synuar vendin e dytë, në ndeshjen e ardhshme. Pas 3 ditës kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë, për t’u përballur me San Marinon në “Elbasan Arena”, ndërkohë për sa i përket rivalëve të tjerë të grupit, Poloni-Angli, do të jetë dueli interesant, që pritet të vendosë disi edhe fatet e renditjes. Në rast të një triumfi të “3 Luanëve” në Poloni dhe fitores së Shqipërisë ndaj San Marinos, Kombëtarja kuqezi ngjitet automatikisht në vendin e dytë.

Më pas ndeshjet kualifikuese do të rikthehen sërish në muajin tetor, teksa në datën 9 tetor, Shqipëria do të jetë mysafire në Hungari, ndërkohë që Polonia do të ndeshet me San Marinon dhe Andorra me Anglinë.

Tre ditë më vonë më 12 tetor, kuqezinjtë e Rejës do të presin Poloninë për të “marrë hak” pas asaj humbje në transfertë.

Në dy ndeshjet e fundit të grupit Shqipëria do të përballet në transfertë me Anglinë më 12 nëntor dhe me Andorrën në shtëpi më 15  nëntor. Për më tepër jo u ftojmë të ndiqni kalendarit e plotë të ndeshjeve të grupit I ku bën pjesë Shqipëria.

KALENDARI I PLOTË I TË GJITHA NDESHJEVE TË GRUPIT I:

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT/ Mbrojtësi Hysaj i del në mbrojtje Sarrit dhe tregon një anekdotë mbi Ciro Immobile

Delo.autor

SKANDALI/ Prezantimi i “EURO 2024”, UEFA fshin Kosovën nga harta dhe e fut në Serbi (VIDEO)

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Raundi i dytë, Partizanin e presin 6 shqiptarët e Bazelit

Delo.autor

Leave a Comment