Futboll Sport

14 GOLA TË SHËNUAR NË 4 NDESHJE/ Liga e Europës ndizet “zjarr”. Roma dhe Kumbulla ja dalin përballë Sociedadit

Liga e Europës ka luajtur katër ndeshjet e saj të para të fazës së 1/8-ave, ku ato që nuk munguan ishin golat, me 14 të shënuar në të gjitha sfidat.

Roma mori një fitore të rëndësishme përballë Real Sociedadit, duke triumfuar 2-0 në “Olimpico”. Ishte El Sharaui dhe më pas Marash Kumbulla ata që i dhanë fitoren të besuarve të Murinjos.

Arsenali u ndal në një barazim 2-2 përballë Sporting Lisbonës në transfertë, me skuadrën e Artetës që do t’i luajë shanset në Londër.

Bjaer Leverkusen nuk zhgënjeu në shtëpi duke mundur 2-0 Ferencvaroshin, ndërsa në Berlin, Unioni barazoi 3-3 me Union SG.

Related posts

DOPIETË DHE KTHESË/ “GJYSHI” Quagliarela kap CR7 në 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Inter mendon edhe për merkaton, Sabatini me ‘mision’ drejt Kinës

Q.Autor

E ARDHMJA MBETET MISTER/ Pogba e ka vendosur, garë me tre protagonistë për francezin

Delo.autor

Leave a Comment