Futboll Sport

KALIMI I MANAJ TEK SPECIA/ Zbulohet Prapaskena, si i prishi Kalinic dëshirën sulmuesit shqiptar

Rei Manaj gjendet në Poloni me Kombëtaren, mirëpo e ardhmja e tij do të jetë Seria A. Dje, në ditën e fundit të merkatos së transferimeve, skuadra e Barcelonës ka arritur një akord me Specian, që sulmuesi kuqezi të huazohet për një vit dhe ku skuadra italiane do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit.

Janë saktësuar edhe shifrat e këtij huazimi, ndërsa të dy klubet gjatë pasdites së djeshme e konfirmuan këtë lajm. Ishte edhe vetë sulmuesi kuqezi që njoftoi ndjekësit e tij në “Instagram” për këtë vendim.

“Panorama Sport” ka mësuar edhe një prapaskenë, për një tjetër skuadër italiane të interesuar, por bëhet fjalë për Kaliniçin që i ka prishur dëshirën djaloshit kuqezi.

Verona ka qenë pranë akordit për shërbimet e lushnjarit, ndërsa edhe vetë Manaj ka qenë dakord, por vendimi i Kaliniçit për të mos u larguar, ka bllokuar shanset për shqiptarin që të transferohej në këtë ekip.

REAGIMI – Vetë sulmuesi kuqezi, nga grumbullimi në Varshavë ka zgjedhur që në profilin e tij në “Instagram” të përshëndetet me katalanasit, duke bërë një përshëndetje, falënderim dhe treguar mirënjohjen apo lidhjen që ka krijuar sulmuesi me skuadrën katalanase.

“Përshëndetje të gjithëve. Dua që t’ju falënderoj shumë të gjithëve për mbështetjen te Barcelona. Ndihem krenar që kam qenë pjesë e kësaj familjeje të madhe që gjithmonë do të mbetet në zemrën time.

Falënderoj të gjithë shokët e mi për trajtimin që më kanë bërë, pritjen e mirë, njësoj si edhe për të gjithë trajnerët, pjesëtarët e stafit dhe të gjithë punonjësit e klubit më të madh në botë. Do të jeni gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Rei Manaj, që menjëherë pas ndeshjes ndaj San Marinos më tetë shtator, do të drejtohet drejt Italisë ku edhe do të kryejë testet dhe vizitat mjekësore përpara se të prezantohet zyrtarisht në klubin italian.

Related posts

KËRKESA SHOKUESE/ Nëna e Mbappe tërbon Real Madrid, i kërkon komision shifrën e padëgjuar

F.autor

Lemar refuzon rinovimin me Monacon, Arsenal dhe Liverpool e presin

Q.Autor

JOSHËSE/ Gjuajtje më SEKSI të penalltive se këto nuk keni parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment