Futboll Sport

KAOSI NË SFIDËN BRAZIL-ARGJENTINË/ Messi shfaqet me jelek fotografi dhe ia plas të qeshurës me Dani Alves (VIDEO)

Një situatë kaotike dhe e paprecedentë, u regjistrua në minutën e 6-të të supersfidës Brazil-Argjentin. Autoritetet shëndetësore të Brazilit, u futën në fushë dhe nuk lejuan zhvillimin e kësaj përballjeje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Shkak u bënë 4 futbollistë të Argjentinës që kishin shkelur rregullat anti-COVID, teksa autoritetet kërkuan deportimin e futbollistëve për shkelje të protokollove.

Skuadra argjentinase ishte larguar në dhomën e zhveshjes dhe papritmas Mesi u shfaq përsëri në fushë, “Pleshti” kishte veshur një jelek fotografi dhe pa fanelle, ndërkohë që u kap nga kamerat duke qeshur nën shoqërinë e Dani Alveshit.

Atje, së bashku me Skaloni, ai filloi të fliste me Nejmar dhe Titen dhe buzët e tij u lexuan shpejt: “Po largohemi”.

Ai ishte ballë për ballë me përfaqësuesen e Anvisa de San Pablo (Agjencia Kombëtare e Mbikëqyrjes së Shëndetit ne Brazil) dhe kërkoi arsyen pse ata hynë pas pesë minutash për të ndërprerë lojën. Pse? Mesi u ankua, duke thënë: “Ne kemi qenë këtu për tre ditë, ata na prisnin. Ata paralajmëruan dhe kaq”, deklaroi Mesi.

Related posts

Deklarata shokuese/ Ventura pranon FAJIN: Bëra mijëra GABIME, nuk do të pranoja…

Isa.Autor

BYLIS-LUFTËTARI/ Trajneri kërkon të marrë 3 pikët në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Skuadra egjiptiane firmos kontratë me një 75-vjeçar

F.autor

Leave a Comment