Sport Të tjera

“AUSTRALIAN OPEN”/ Tenisti Djokovic fitore me vuajtje, Thiem përmbys Kyrgios pas 3 orësh lojë

Në Melburn janë luajtur sot takimet e para të raundit të tretë të grand slam-it të Australian Open për meshkuj në tenis.

Numri 1 në botë, Novak Djokovic, fitoi 3-2 (7-6, 6-4, 3-6, 4-6, 6-2) ndaj amerikanit Taylor Fritz. Ndeshje e vështirë për serbin, që pavarësisht vuajtjeve dhe një problemi në shpinë arriti të raundin e katërt.

Fitore me përmbusje e austriakut Dominic Thiem, numri 3 në botë, që mundi 3-2 tenistin vendës Nick Kyrgios. Ky i fundit fitoi 6-4, 6-4 dy setet e para, por më tej erdhi përmbysja e Thiem, që fitoi tri setet e tjera 6-3, 6-4, 6-4.

Një biletë për më tej siguroi edhe tenisti gjerman Alexander Zverev, që mundi 3-0 (6-3, 6-3, 6-1) francezin Adrian Mannarino. Fiton pa vuajtur shumë bullgari Grigor Dimitrov, që përfitoi nga tërheqja në setin e dytë e rivalit spanjoll Pablo Carreno Busta, i dëmtuar.

Në raundin e katërt shkon edhe kanadezi Milos Raonic (3-1 ndaj hungarezit Marton Fuscovics), ndërkohë që një tjetër tenist kanadez që avancon më tej është Felix Auger, i cili mundi 3-0 patriotin e tij Denis Shapovalov.

Related posts

SUSO-CUTRONE SHOW/ MILANI fiton me përmbysje dhe shkon 3 pikë larg Championsit

Isa.Autor

Milan godet në merkato, merr futbollistin e Bayern Mynihut

Sadik.Autor

Tirana rikthehet aty ku i takon, Halili: Kjo nuk kalon lehtë…

Sadik.Autor

Leave a Comment