Champions League Futboll Sport

SERBËT të çmendur/ Tifozët e Crvena Zvezda pushtojnë fushën pas kualifikimit historik (VIDEO)

Crvena Zvezda arriti ditën e djeshme një rezultat historik kundër Salzburg, ku falë barazimit 2-2 në Austri ekipi nga Beogradi kaloi në grupet e Champions League pas më shumë se dy dekadash.

Serbët kishin një mbështetje të zjarrtë nga tifozeria që kishte udhëtuar në një numër të madhe nga Beogradi, saqë sfida nuk kuptohej që luhej jashtë fushe. “Red Bull Arena” ishte gati në gjysmën e tij i mbushur me tifozë të Crvena-s.

Ndërkohë pas fërshëllimës finale të gjyqtarit, tifozët serbë të ekzaltuar kanë hyrë në fushë për të festuar me lojtarët, në një pushtim të plotë të impiantit duke krijuar një pamje spektakolare. Megjithatë kjo rrezikon të shtoj dënimin prej dy ndeshjesh pa tifozë të skuadrës për shkak të thirrjeve nacionaliste në një ndeshje të kaluar, dhe padiskutim nuk përjashtohet dhe ndonjë gjobë e majme.

Kujtojmë se ndeshja e parë para një jave në Beograd me Salzburg u luajt pa praninë e tifozëve. Më poshtë keni dhe videon e plotë të mësymjes së tifozëve, të postuar në Facebook (faqja Ultras World).

Red Star Belgrade celebrate the qualification to the Champions League groups after tonight's win against Modern Football !

Posted by Ultras World + on Wednesday, August 29, 2018

Related posts

DERBI I MERSEYSIDE/ Everton s’dorëzohet, rihap sfidën ndaj “Të Kuqve” me zbulimin e sezonit (VIDEO

Delo.autor

“EURO 2020″/ Kosova nis shitjen e biletave për sfidën miqësore, ja sa kushtojnë

Delo.autor

E drejta televizive, më në fund United kryeson në Premier League

Sadik.Autor

Leave a Comment