Futboll Shqipëri Sport

KOMENTON MBI ECURINË E SERIE A/ Trajneri Reja: Interi favorit për titull, por kujdes nga…

Edi Reja, trajneri italian i Kombëtares shqiptare ka folur për “Canale 8” mbi garën për titullin e Serisë A duke komentuar favoritët.

“Për mua Interi me të vërtetë ka humbur lojtarë të rëndësishëm, por i ka zëvendësuar me futbollistë që janë akoma më funksionalë dhe normal që ngelen favoritë”, u shpreh 75-vjeçari, që i pyetur mbi ecurinë e Napolit si skuadra më në formë e momentit tha:

“Napoli ka bërë mirë që ka marrë Spaletin. Me të në krye axurrët kanë gjetur besimin dhe shfaqen të motivuar, ndaj besoj se napolitanët i kanë cilësitë e duhura për t’i shkuar garës deri në fund dhe të luftojnë për Skudeton”, përfundoi Reja.

Related posts

Sevilla nuk di të fitoj, Celta Vigo e ndëshkon me 4 gola

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Ja sa përfituan klubet e Kategorisë së Parë nga mbështetje financiare për futbollistët e moshës 16-21 vjeç

F.autor

SUKSESI I KOSOVËS NË “EURO 2020″/ Fenerbahçe elozhe yllit të ekipit: Urime Vedat Muriqi… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment