Futboll Seria A Sport

KTHIMI PAS 4 VITESH E GJYSMË NË SERIE A/ Thiago Motta: Ylli Manaj është gati

Data 18 dhjetor e vitit 2016 regjistronte ndeshjen e fundit të Rei Manajt në elitën e futbollit italian, Serinë A. Sulmuesi kuqezi, asokohe ishte pjesë e Peskarës dhe po mundohej të bënte emër në elitën e futbolli italian. Por gjërat nuk shkuan siç pritej she pas vetëm 12 ndeshjesh e 2 golash me atë klub, Manaj shkoi për një gjysmë edicioni në Serinë B e më pas nisi rrugëtimin e tij në futbollin spanjoll.

Kanë kaluar më shumë se 4 vite e gjysmë e tani Manaj është gati të tregojë sa vlen në elitë, pasi ka bërë eksperienca të rëndësishme që nga ajo herë e fundit. Tani ai vjen me dëshirën për të qenë protagonist kryesor, edhe pse përsëri në një skuadër të vogël si Specia që ka si objektiv të mbijetojë.

Sulmuesi ishte në stol në ndeshjen e javës së kaluar, por tani duket se do të japë kontributin e tij në duelin ndaj Venecias. “Është gati”, ishte përgjigja e trajnerit Tiago Mota sot në konferencë për shtyp kur u pyet për Manajn dhe nëse mund të luante që nga minuat e parë. Një sinjal i qartë se momenti i sulmuesit shqiptar ka ardhur dhe ai do të ketë mundësinë që të bëjë realitet atë që ka premtuar prej kohësh, që do të jetë një protagonist në elitën e futbollit italian.

Related posts

U TALL ME KORONAVIRUSIN NË RRJETE SOCIALE/ Ylli futbollit anglez rrezikon… (VIDEO)

F.autor

ME MESSIN, POR PA PARA DHE TIFOZË/ La Liga nis me frikë. Gara për titull është e balancuar

Delo.autor

PAS FITORES HISTORIKE NDAJ ÇEKISË/ Ja fjalët e para të trajnerit të Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment