Futboll La Liga Sport

HAALAND DREJT LARGIMIT NGA DORTMUND/ “Los Blancos” një hap larg transferimit. Gjermanët gjejnë zëvendësuesin

Erling Haland po luan sezonin e tij të fundit te Borusia Dortmund. Sulmuesi i ri i cili po thyen rekorde njëri pas tjetrit ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Europë dhe tashmë është e qartë se me klauzolën prej 75 milionë eurosh që do të aktivizohet në mbyllje të këtij edicioni, të gjithë duan lojtarin.

Sipas spanjolles “AS”, Real Madrid është në avantazh ndaj ndjekësve për të siguruar firmën e tij, pasi ka edhe pëlqimin e futbollistit. Transferimi duket mëse i mundshëm, gjithmonë nëse nuk bëhet pengesë Mino Raiola me kërkesat e tij. Menaxheri italian është lidhur ngushtë me PSG së fundmi dhe ky është shqetësimi i vetëm i madrilenëve, të cilët janë të bindur se kanë fituar konkurrencën me klubet angleze.

Ndërkohë, Borusia ka nisur kërkimin për zëvendësuesin e futbollistit dhe e ka gjetur atë. Sipas mediave gjermane, Timo Verner është emri i piketuar nga drejtuesit, të cilët janë gati të kthejnë në Gjermani futbollistin e përfaqësueses, i cili nuk ka bërë aq mirë sa pritej prej tij në Premier Ligë.

Related posts

PRESIONI PËR FINANCAT NË EUROPË/ Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi “shpërthen”: Boll me ultimatume…

Delo.autor

NJË DITË NDRYSHE NË ANTALIA/ Shikoni çfarë bëjnë futbollistët e Partizanit (FOTO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Luis Enrique konfirmon përplasjen me “Pleshtin” në vitin 2015

Delo.autor

Leave a Comment