Futboll Sport

KUALIFIKUESET KATAR 2022/ Holanda shpartallon Turqinë, Francës i mjafton Griezmann, Portugalia bën dhe pa Ronaldon

Skuadrat e mëdha të Europës kanë arritur fitore bindëse në kualifikueset e Katar 2022. Holanda shpartalloi 6-1 rivalen direkte në grup Turqinë.

Që në sekondat e para tulipanët zhbllokuan sfidën me Klassenn teksa në pjesën e parë Depay ishte i pandalshëm duke shënuar tripletë. Në fund të pjesës së parë turqit ngelën me 10 lojtarë ndërsa në pjesën e dytë Holanda thelloi shifrat në 6-0. Në fund golin e nderit për miqtë e realizoi Under.

Franca u mjaftua me një fitore 2-0 ndaj Finlandës për t’u rikthyer tek trep pikët. Griezmann shënoi nga një gol për çdo pjesë.

Portugalia ka përfituar nga ndalesa e Serbisë në Irlandë duke fituar 0-3 në Azerbajxhan. Pavarësisht mungesës së Ronaldos, portugezët fituan pastër me golat e Bernardo Silva, Andre Sivla dhe Diogo Jota.

Në sfidat e tjera Skocia fitoi në transfertëne e Austrisë, Norvegjia shpartalloi 5-1 Gjibraltarin me Haaland që realzoi 3 gola, Kracia triumfoi 3-0 ndaj Slovenisë, Rusia 2-0 ndaj Maltës, Sllovakia 2-0 me Qipron kurse Danimarka shkatërroi 5-0 Izraelin duke vijuar kryesimin me 18 pikë në grupin e saj.

Related posts

NUK KA MBUSHUR AKOMA 21 VJEÇ/ Ylli Haaland: Kjo është ëndrra ime më e madhe

Delo.autor

ARGJENTINA S’PYET PËR PSG-NË/ Skaloni: Mesi titullar ndaj Brazilit, është në formë të mirë fizike dhe…

Delo.autor

Pjesa e parë/ Vllaznia ”e bekuar” nga Zoti, Sefgjini lë Laçin me 10-të

Sadik.Autor

Leave a Comment