Futboll Seria A Sport

10 GOLA NË 24 NDESHJE/ Klubi i njohur italian hyn në garë për Rashicën

Klubi italian e sheh yllin kosovar si pasardhës ideal të Jose Callejonit, i cili pritet të largohet nga “San Paolo”

Milot Rashica sipas të gjitha gjasave është duke e kaluar sezonin e fundit në Werder Bremen.

Ylli kosovar është në kërkim të një eksperience të re pasi shkëlqeu në dy sezonet e fundit në Gjermani.

Kohëve të fundit, interesim për vushtrriasin kanë shfaqur dy klubet angleze, Liverpool dhe Aston Villa.

Mirëpo, e përditshmja italiane “Corriere dello Sport” shkruan se interesim për përfaqësuesin kosovar ka shprehur edhe Napoli.

Klubi nga Serie A e sheh futbollistin ofanziv si zëvendësues ideal të Jose Maria Callejonit.

Rashica mund të luajë në të dy krahët dhe mund t’i kryejë shumë punë Napolit.

Ai i ka zhvilluar 24 ndeshje këtë sezon me Werderin në Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë.

Miloti i ka realizuar 10 gola dhe i ka dhuruar 5 asistime deri tash këtë edicion.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e Rashicës është 35 milionë euro. /Gazeta Express/

Related posts

KUPA E AFRIKËS/ Ja ndeshjet në raundin e 16 më të mirave

Delo.autor

SIMEONE DREJT LARGIMIT/ Gati rokadave e stolave në Europë, ja kandidati i parë

Delo.autor

NUK NDALET ME “GODITJET” NË MERKATO/ Tirana transferon ish-lojtarin e “Demave”…

Delo.autor

Leave a Comment