Futboll Sport

KUJTIMI SI NJË “FANTAZMË”/ Simon Kjaer rrëfehet pas disa muajsh: Ndoshta kalojnë 2-3 ditë por…|

Atë pasdite askush nuk do ta harrojë, por sidomos ai, Simon Kjaer, që është shquar prej kohësh jo vetëm nga cilësitë e tij mbrojtëse, por edhe nga ato njerëzore. Kjo u pa veçanërisht në Kampionatin e fundit Evropian.

Të gjithë do ta mbajnë mend atë që ndodhi gjatë Danimarkë-Finlandës kur Christian Eriksen u rrëzua në fushë pas një problemi në zemër.

Ndërhyrja e lojtarit të Milanit dhe njekohesisht kapitenit te kombetares ishte thelbësore për t’i siguruar atij manovrat e para të shpëtimit, të cilat ishin vendimtare në shpëtimin e jetës së tij.

Kjaer në një intervistë dhënë Sport Bild u kthye duke folur për atë episod: “Ka një ditë, ndoshta dy, kur nuk mendoj për të… Jo më shume! Është bërë pjesë e jona. Kur ishte ndeshja kundër Skocisë për kualifikueset e Kupës së Botës, ne hymë në Parkenstadion në rrethana normale, por pastaj kujtimet e këqija u rishfaqën.

Më duhej të shkoja hap pas hapi. Gjithçka më kishte tronditur. Kur filluam të luanim, ndjenja ishte e ngjashme me atë kundër Belgjikës dhe Rusisë në Kampionatet Evropiane. Në këtë fazë ju gjithmonë do të ndiheni të sigurt dhe të mbrojtur si askund në botë”.

Kapiteni danez gjithashtu u pyet në lidhje me mundësinë për të luajtur përsëri me Eriksen, e ardhmja e të cilit në futboll është e pasigurt:

“Unë e kam thënë kaq herë, e vetmja gjë që ka rëndësi është që Christian është mirë. Çdo gjë tjetër nuk është e rëndësishme për mua”.

Related posts

NJË OBJEKTIV JETIK/ Presidenti Scaroni: Milani duhet ta përmbushë patjetër detyrimet financiare, përndryshe…

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ De Bruyne rihap sfidën ndaj Chelseat me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Chelsea mbërrin në Itali, fillojnë bisedimet për blerjen e ‘yllit’ të Juventusit

Sadik.Autor

Leave a Comment