Futboll Sport

KURSIMI PREJ PANDEMISË/ 9 klube europiane ndajnë çarterin për lojtarët nga Amerika e Jugut

Situata e COVID-19 ka goditur rëndë ekonominë e futbollit dhe klubet normale, që nuk kanë burime të pakufizuara, kanë filluar të kursejnë në çdo mënyrë. Kështu, kthimi i lojtarëve nga Amerika e Jugut pas pjesëmarrjes në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022, ka bërë bashkë 9 klube të cilat janë bashkuar dhe kanë ndarë koston e udhëtimit me një avion çarter.

Bëhet fjalë për 9 klube evropiane mes të cilave edhe me shumë emër siç janë Inter, Napoli e Juventus, të cilët kanë paguar së bashku një avion për të kthyer në Europë lojtarët që janë pjesëmarës në ndeshjen Kili-Kolumbi.

Udhëtimi është organizuara nga Barrankila , ku luhet ndeshja, për në Paris, ku një avion çarter do të sjellë të premten pasdite lojtarët, të cilët më pas do të udhëtojnë secili drejt destinacioneve përkatëse. Lojtarët e përfshirë në këtë iniciativë unike janë Ospina (Napoli); Munjoz (Genk), Medel (Bolonja), Kuesta (Genk); Kuadrado (Juventus), Uribe (Porto), Pulgar (Fiorentina), Vidal (Inter); Sinisterra (Fejenord), Santos Borre (Eintraht) dhe Luis Diaz (Porto).

Lëvizja e klubeve është bërë edhe për faktin se në këtë mënyrë do të kenë lojtarët të premten pasdite dhe në fundjavë mund t’i aktivizojnë, pasi përndryshe ata do të udhëtonin të shtunën e kështu nuk do të mund të ktheheshin menjëherë në fushë.

Related posts

INTER PËR NOTËN 10/ Ja sekretet e kryesimit për “Zikaltrit”. Sa shumë liderë për Conten…

Delo.autor

E MUNDI FLAMURTARI/ Trajneri Kostiç largon presionin: Rezultatet do vijnë

Isa.Autor

ZBULON OBJEKTIVAT/ Spalletti: Duhet të bëjmë një paraqitje të mirë në…

Delo.autor

Leave a Comment