Futboll Kategoria Superiore Sport

PREZANTOHET TEK EGNATIA/ Sulmuesi Valpoortt: Kam bërë zgjedhjen e duhur dhe shpresoj të…

Në Rrogozhinë kanë menduar seriozisht për pjesëmarrjen sezonale në elitë. Gjatë ditëve të fundit të merkatos janë prezantuar emra që pritet të bëjnë diferencën si Valport, Telushi e Gadi. Megjithatë vec përgatijeve anti Kukësi që do luhet të dielën si duel hapës, vëmendje po i kushtohet seancave që grupi të jetë në formë optimale. Grupi ekzistues e të afruarit e kësaj periudhe po përshtaten mjaft mirë në tërësi e ndjehen komodë. Edhe trajneri Gugash Magani e stafi i tij janë kërkues çdo moment që të arrihet më e mira e mundshme.

Në një bisedë për “Panorama Sport”, afrimi i merkatos, Arsenio Valpoort, u shpreh se ka bërë zgjedhjen e duhur dhe shpreson të jetë komod me skuadrën e re. “Jam shumë i kënaqur që sezonin e ri do të jem pjesë e një klubi me objektiva. Menaxherët e mi me mundësuan një transferim me vlera, këtë herë në kampionatin shqiptar. Është një sfidë e re për mua pas mbylljes së sezonit të fundit në mënyrën më të mirë.

Firmosa menjëherë me Egnatian duke pasur dijeni që është skuadër e sapongjitur në Superiore, por me një projekt shumë efikas që do ketë të mirat e veta kurdoherë. Në bisedat me presidentin dhe drejtuesit u ndjeva mirë nga gjithçka që më thanë. Besoj se këtë besim që më është dhënë mua e pjesës tjetër të skuadrës do ta shpërblejmë pa fund. Kam qenë pjesë e shumë skuadrave më parë në Holandë e jashtë saj dhe kam menduar të bëj më të mirën. Veç ecurisë sime, në plan kanë qenë edhe synimet e skuadrës njësoj si këtë herë.

S’mund të jap shumë premtime, por më mbetet të flas vetëm në fushën e lojës. Do të jetë gjë e bukur që si në aspektin personal dhe në përgjithësi të vijojmë me hapa të mëdhenj. Shpresoj të jap ndihmesë me gola, vetëm të përshtatem me lojën e gjithsecilit. Ditët e tanishme të stërvitjes falënderoj këdo nga stafi e me radhë që më kanë mirëpritur e udhëzuar. Shokët e tifozët më kanë përshëndetur për ardhjen time e është detaj i mirë. Nisja mbarë për të dyja palët është një bast i fituar.

Egnatia ka bërë mirë në të Parën ku u shpall kampione po edhe në Superiore do të jetë brenda çdo synimi. Kushtet gjithashtu janë mjaft komode, si stadiumi dhe aty ku po qëndrojmë. Me stërvitjen nuk jam pas, por u stërvita individualisht atje ku banoja. Luajmë me Kukësin në javën e parë, e ndiej veten gati për të dhënë kontribut”, e mbyll Valport.

Related posts

Renato Arapi: Nuk e di ku do të luaj sezonin e ardhshëm, ndoshta kthehem në Shqipëri

Q.Autor

FINALJA EUROPA LEAGUE ME CHELSEAN/ Xhaka beson: Ta fitojmë trofeun për Mkhitaryan, zhgënjyese që…

Delo.autor

PSG INTERESOHET PËR PORTUGEZIN/ Ja 3 motivet e Mourinhos për të pranuar oferën

Delo.autor

Leave a Comment