Futboll Sport

LOJTARËT QË DO TË PËRFITOJNË MË SHUMË NË SEZONIN E RI/ CR7 kryeson listën, Messi pas portugezit. Ja renditja…

Revista prestigjoze “Forbes” ka bërë një listë të lojtarëve që do të përfitojnë më shumë gjatë sezonit të ri futbollistik 2021/2022.

I pari në këtë listë është Kristiano Ronaldo i cili la Juventusin për tu transferuar sërish tek Mançester Junajtid pritet të përfitojë 91,5 milionë paund pa hequr taksat. Me 11 milionë paund më pak pritet të jetë Lionel Mesi tek PSG duke u renditur i dyti në këtë renditje me 80,5 milionë paund.

I treti renditet Nejmar i cili do të përfitojë 69,5 milionë paund. I katërti është Kilië Mbape i cili thuhet se do të përfitojë plot 31,5 milionë paund. I pesti është Mohamed Salah me 30 milionë paund. I gjashti Robert Levandovski me 26 milionë paund.

I shtati është Andres Iniesta me 26 milionë paund. I teti renditet Pol Pogba me 25 milionë paund. I nënti Geret Bejl me 23,5 milionë paund dhe i dhjeti Eden Hazard me 21 milionë paund.

RENDITJA E PLOTË –

1. Kristiano Ronaldo – Mançester Junajtid – 91,5 milionë paund

2. Lionel Mesi – PSG – 80,5 milionë paund

3. Nejmar – PSG – 69,5 milionë paund

4. Kilië Mbape – PSG – 31,5 milionë paund

5. Mohamed Salah – Liverpul – 30 milionë paund

6. Robert Levandovski – Bajern Mynih – 26 milionë paund

7. Andres Iniesta – Visel Kobe – 26 milionë paund

8. Pol Pogba – Mançester Junajtid – 25 milionë paund

9. Geret Bejl – Real Madrid – 23,5 milionë paund

10. Eden Hazard – Real Madrid – 21 milionë paund

Related posts

KUKËSI-VLLAZNIA/ Shehi nis misionin e titullit, Jonuz kërkon kthesën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

(FOTO) Nga Adidas te Puma, njihuni me prodhuesit e fanellave të Milanit ndër vite

Q.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Partizani. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment