Sport Të tjera

BASKETBOLL/ Teuta largon një amerikan dhe sjell një tjetër, te Vllaznia vjen një malazez

Merkato e basketbollit vijon të dhurojë surpriza, ndërkohë që këtë fundjavë do të nisë sezoni i ri sportiv 2021-2022. Më aktive në merkato janë ekipet e Teutës dhe Vllaznisë për meshkuj.

Skuadra shkodrane ka afruar në radhët e saj basketbollistin malazez Nikola Rakocevic, që vjen nga ekipi i All Stars. Një përforcim që konsiderohet i rëndësishëm për shkodranët, që më herët kanë sjellë edhe dy amerikanë.

Nuk mbetet më pas në merkato edhe Teuta kampione, që orët e fundit ka konfirmuar ardhjen e basketbollistit amerikan Cameron Satterwhite. Ai luan në pozicionet 1-2. Teuta konfirmon gjithashtu se basketbollisti Ty Nichols, i ardhur një muaj më parë, është larguar, duke bërë që numri i amerikanëve të durrsakët të mbetet 4.

Related posts

CHICHARITO I PAFUQISHËM/ LA Galaxy vuan shumë pa Ibrahimovic! (VIDEO)

Delo.autor

IBRA NË TRAFIK/ Tifozi e çoi me motor në Sanremo: Desh ta niste ai por nuk e lejova. S’më besoi as gruaja

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Inter-Cagliari. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment