Futboll Sport

MAKTHI I PEP GUARDIOLËS DHE SITIT/ Leo Messi vendos 3 rekorde

Shtatë gola kundër Mançester Sitit në Ligën e Kampioneve, më shumë se çdo lojtar tjetër, duke u konfirmuar vrasësi kryesor i kampionëve të Anglisë. Shtatë golat edhe kundër ekipeve të drejtuara nga Pep Guardiola (2 kundër Bajernit të Mynihut dhe pesë kundër Sitit), më shumë se çdo lojtar tjetër.

Leo Mesi
Lionel Mesi ka shënuar 27 gola në 35 ndeshje kundër ekipeve angleze në Champions, 15 më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë kompeticion. Janë vetëm disa nga rekordet që sulmuesi argjentinas vendosi me rrjetën e tij të parë me fanellën e PSG-së, mbrëmë në “Parc des Princes” dhe ai është shumë i lumtur që më fund arriti të zhbllokohet. “Ata ishin kundërshtarë të shkëlqyer.

Ishte shumë e rëndësishme për ne që të fitonim pas barazimit në javën e parë kundër Klub Bryzhit. Jam shumë i lumtur që shënova”, deklaroi argjentinasi për mikrofonat e televizionit francez “Canal +” pas ndeshjes. 34-vjeçari i shpjegon kështu vështirësitë për të mbërritur te ky moment:

“Nuk kam qenë në gjendje që të luaj kohët e fundit dhe kjo ishte vetëm ndeshja ime e dytë në këtë stadium. Po ambientohem me skuadrën time të re. Sa më shumë ne sulmuesit të luajmë së bashku (bashkë me Nejmarin dhe Mbapenë), aq më e mirë do të bëhet edhe marrëdhënia jonë në fushë. Ne duhet të gjithë të përmirësohemi së bashku dhe vazhdojmë të japim më të mirën”.

Pastaj, “Pleshti” u ndal edhe një herë te rëndësia që kishte suksesi ndaj nënkampionëve të Europës, të cilët sezonin e shkuar i dominuan në gjysmëfinale: “Arritëm të marrim një fitore shumë të rëndësishme ndaj një rivali me lojtarë të shkëlqyer dhe që mbërriti deri në finalen e Champions-it sezonin e shkuar. Por, ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të rregullojmë shumë gjëra”.

Related posts

Llullaku vazhdon të shkëlqejë në Rumani, asist në barazimin e Astras (VIDEO)

Isa.Autor

BARAZIMI 1-1 ME GENOAN/ Ancelotti: Po luajtëm kështu ndaj “Topçinjtë”, na presin…

Delo.autor

JOSHËSE/ Ja pse tifozët e Napolit presin me padurim blerjen e Arias (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment