Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Atletico Madrid mposht me përmbysje Milan-in, triumfon Liverpool me “MANITA”

Atletico Madrid ka përmbysur Milanin në “San Siro” duke fituar me rezultatin 1-2 falë golave të Griezmann dhe Luis Suarez, por sigurisht protagonisti ishte arbitri Cakir, që prishi ekuilibrat që në pjesën e parë, duke nxjerrë me karton të kuq për dy të verdha radhazi për dy faull, Franck Kessie.

Kuqezinjtë kishin kaluar përpara me Leao dhe po dominonin, por më pas u bë një ndeshje e gjitha në gjysmë fushën e djemve të Piolit, teksa deri në minutën e 84′, kuqezinjtë rezistuan, duke pësuar gol me Griezmann.

Në fund, në minutat shtesë që ishin të tejzgjatura për shkak vonesash, një prekje me dorë e Kalulu në zonë dhe VAR akorduan penallti për Atletico dhe Suarez mposhti Maignan.

Tension mes lojtarëve kuqezi dhe arbitrit turk Cakyr, i cili u rrethua…

Milani me zero pikë në grup, Atletico shkon 4 pikë, ndërsa Liverpool merr kryesimin me gjashtë pikë duke fituar në Porto me rezultatin e thellë 1-5 me dopietat e Salah dhe Firmino dhe golin e Mane në mes.

Related posts

ZYRTARE/ Liga e Serie A anulon sfidën, shkak infektimet e shumta me COVID-19 tek skuadra italiane

Delo.autor

Napoli nis kontaktet me trajnerin Newcastle United

Sadik.Autor

ATLETICO-REAL MADRID/ “Los Blancos” dyfishojnë shifrat, shënon Ramos

Delo.autor

Leave a Comment