Futboll La Liga Sport

MBAN NË ANKTH REAL MADRID-IN/ Mesfushori Kroos: Nuk mund të them saktësisht se kur do të kthehem, por…

Toni Kroos thotë se ndien ende dhimbje dhe nuk e di se kur do të kthehet në veprim. Pra, mesfushori i Real Madridit vazhdon riaftësimin e tij nga një dëmtim në ijë. Ish-lojtari i kombëtares gjermane nuk është paraqitur në fushë për këtë sezon, pasi pësoi dëmtimin gjatë stërvitjeve parasezonale, në fillim të gushtit.

31-vjeçari thotë se po bën përparim, por nuk mund të tregojë me siguri se kur do ta veshë përsëri fanellën e “Los Blancos”: “Mund t’ju them se ndihem më mirë. E vërteta është se unë ende nuk mund të bëj gjithçka pa dhimbje. Kjo është normale me këtë dëmtim. Nuk mund të them saktësisht se kur do të kthehem, por punoj çdo ditë që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ndeshja e fundit konkurruese e Kroos ishte humbja në 1/8 finale e Gjermanisë ndaj Anglisë (në “Euro 2020”, në qershor). Ai njoftoi “pensionimin” nga kombëtarja disa ditë më vonë, një lëvizje nga e cila do të përfitonte Real Madridi, pasi tani mund të përqëndrohet thjesht në çështjet e klubit.

Sidoqoftë, Real Madridi ende nuk ka përfituar nga vendimi i Kroos, me ish-mesfushorin e Bayern Munich që ka humbur tashmë tri ndeshjet e para të sezonit të rid he nuk dihet kur do të kthehet.

Related posts

FIRMA ME KLUBIN E RI/ Ja kur do të largohet Lorenc Trashi drejt Kuvajtit

Delo.autor

Ankth në pritje të dënimit për Skënderbeun – tifozët në Korçë, mosbesues

Q.Autor

Pazzini drejt largimit nga Verona, shfaqet ‘pista’ Torino

Q.Autor

Leave a Comment