Futboll Premier League Sport

MBI NUMRIN E PAKËT TË TIFOZËVE NDAJ LEIPZIG/ Guardiola: Nuk kërkoj falje. Jam gati të tërhiqem nëse nuk…

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Souothampton, trajneri Pep Gguardiola është kthyer të flasë për polemikat në lidhje me numrin e pakët të tifozëve në stadium kundër Leipzig:

“Nuk kam ndërmend të kërkoj falje për atë që kam thënë, jam i befasuar nga ajo që ka ndodhur. Nuk është hera e parë në karrierën tim që them një gjë të tilllë, ka ndodhur te Barcelona dhe Bayern Munich”, ka thënë Pep.

“Që të jenë 10.000 ose 50.000, ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë. Gjithmonë dhe gjithsesi. Më pas, nëse unë jam një problem për tifozët, jam gati të tërhiqem”.

Presidenti i tifozëve të Manchester City e ka akuzuar trajnerin spanjoll se nuk e kupton situatën ekonomike të tifozëve, duke e ftuar që të përqendrohej vetëm te drejtimi i skuadrës dhe jo te sjellja e tifozëve.

Related posts

Arsenali ia ofroi Realit Sanchezin, por Zidane e refuzoi

Q.Autor

Formula 1/ Ferrari humbet një drejtues të rëndësishëm

Sadik.Autor

PAS NJË KROSIMI PERFEKT NGA MODRIC/ Ylli Benzema i kthen buzëqeshjen Realit dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment