Sport

JA SHIFRA MARRAMENDËSE QË FEDERER/ Nadal e Djokovic marrin për të luajtur në turnetë e “vegjël”

Nuk është më një sekret që tenistët më të mirë në botë kërkojnë garanci të larta financiare për të luajtur në turnetë e ashtuquajtur të “vegjël”, ATP 250 apo ATP 500. Shifra tregon numrin e pikëve që turneu jep për fituesin e turneut në renditje. Turnetë Masters janë ATP 1000, pasi fituesi merr 1000 pikë në renditje.

Ka qenë vetë Roger Federer, që pak kohë më parë tha: “Në vitin 2004, pasi fitova për herë të parë në Australian Open, përgatitësi im atletik më tha që të mos shkoja në turnetë 250 dhe 500 nëse pagesa nuk ishte e mirë”.

Federer ne Basel, turneun e shtepise

Gjatë turneut ATP 250 të Montpeljerit, gazetari francez Aranud Di Pasquale konfirmoi se Federer merr 1 milionë euro për të luajtur në këto turne të “vegjël”. Ndërsa Rafael Nadal e Novak Djokovic kërkojnë të paktën 800 mijë euro.

“Nadal e Djokovic janë më ekonomikë, por ata nuk i mbushin dot stadiumet siç ndodh me zviceranin. Kur në këto turne luan Roger nuk ka asnjë vend bosh, shiten të gjitha biletat. Por shpesh turnetë e vegjël nuk arrijnë të kënaqin tenistët “big”dhe mezi mbijetojnë, duke afruar tenistë të dorës së dytë”, tha Di Pasquale.

Related posts

LAZIO TRIUMFOI NDAJ GENOAS/ Ja si u vlerësua “gardiani” Strakosha nga mediat italiane

Delo.autor

Ikona e futbollit italian ka një mesazh inkurajues për Lionel Messin

Sadik.Autor

Boksierja kuqezi Elsidita Selaj, medalje argjendi në Europianin U-18 (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment