Futboll Ligue 1 Sport

MERKATO U MBYLL/ Mbappe zgjedh Realin, me pagë shumë më të vogël se tek PSG. Ja detajet e kontratës…

Merkatoja është mbyllur, por çështja “Mbappé” mbart ende sekrete. Te PSG, duke ditur se po luan sezonin e fundit nën kontratë, po përpiqen me çdo mënyrë që të rinovojnë me yllin francez. Te Real Madridi e dinë se brenda pak muajsh, më 1 janar, lojtari do të jetë i lirë të nënshkruajë kontratën e tij me entitetin e bardhë, pa pasur nevojë për ndonjë lloj miratimi nga parizienët.

“Makineria” e klubit të bardhë është në lëvizje dhe llogaritë tashmë janë bërë. Sipas “Abc”, Mbappé do të ketë një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh në “Santiago Bernabeu”. Pra, “blindim” total nga çdo klub-shtet, sikurse është PSG dhe shpenzon shuma marramendase. E njëjta mburojë, për shembull, me të cilën Real Madridi mbron Benzema dhe Valverde.

Ajo që kishte Cristiano Ronaldo. Presiodenti Perez është i vetëdijshëm për kërcënimin e të pasurve të rinj në futboll, ndaj vitet e fundit i ka mbrojtur yjet e tij dhe të rinjtë premtues me klauzola të çmendura. Brahim, i huazuar te Milani, ka klauzolë 750 milionë euro; Isco dhe Asensio nga 700 milionë euro; Ceballos 500 milionë euro, për të dhënë disa shembuj.

Mbappé do të fitojë, gjithashtu sipas “Abc”, 20 milionë euro neto në sezon. Kontrata pritet të jetë 6-vjeçare. Shifra është shumë larg nga 36 milionët, me të cilat PSG e tundon lojtarin të zgjasë kontratën e tij aktuale dhe që janë të krahasueshme me pagat e Messi dhe Neymar. Real Madridi nuk dëshiron të prishë shkallën e pagave të skuadrës së tij, një nga çelësat për t’i rezistuar sulmit të krizës pandemike.

Dhe Mbappé i ka dhënë përparësi ëndrrës së tij për të luajtur me Real Madridin mbi paratë, arma e pashtershme e PSG-së në përpjekje për ta bindur atë që të rinovojë. Në këmbim, lojtari do të marrë një bonus transferimi prej 30 milionë eurosh në kohën e zyrtarizimit të kontratës së tij. Dhe Mbappé, nga ana tjetër, do të shohë që të ardhurat e tij nga reklamat të rriten duke e lidhur markën e tij me atë të Real Madridit.

Related posts

“ERIKSEN ISHTE NË PORTAT E JETËS”/ Eksperti i zemrës: Kjaer dhe mjekët e morën nga paradhoma e vdekjes

Delo.autor

E FUNDIT/ Interi në ankth për “Demin” Lautaro, mungon në sfidën ndaj Paraguait për “Katar 2022”. Ja shkaku…

Delo.autor

Ylli Juventusit ka vendosur të pensionet në fund të këtij sezoni

Q.Autor

Leave a Comment