Futboll Ligue 1 Sport

“MNM” JANË FENOMENALE, POR NËSE LUAJNË BASHKË…”/ Michael Owen: Ekipet angleze shumë herë më të forta

Barazimi i PSG-së me skuadrën modeste të Klub Bryzhit ka zhgënjyer tifozët të cilët prisnin një debutim ëndrrash për Lionel Mesin në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë ishte një ndeshje jo fortë e mirë e parisienëve duke pasur parasysh dhe potencialin që ka aktualisht në skuadër. Për këtë ka reaguar dhe ish-sulmuesi anglez Michael Owen i cili ka habitur me deklaratën e tij.

Ouen u shpreh se afrimi i Ramos e Donarumës të jepe më shumë shanse për të triumfuar në Ligën e Kampioneve se sa prania në skuadër e Lionel Mesit.

‘’Mesi, Nejmar dhe Mbape janë lojtarë fenomenalë, por nëse luajnë bashkë janë më të dobët. Nuk e kuptoj se si PSG-ja mund të konsiderohet si favorite për Ligën e Kampionëve, kur ekipet angleze janë shumë më të forta dhe superiore. Nënshkrimi i lojtarëve si Donaruma dhe Serxhio Ramos shtojnë më shumë shanset për të triumfuar në Champions, se sa prania e Mesit’’, tha Ouen.

Një deklaratë befasuese që ka bërë xhiron e internetit duke marrë dhe kritika të shumta.

Related posts

“MË FAL POR NUK TË DËGJOJ”/ Reagimi ish-sulmuesit të Milanit pas ndeshjes me Spezian. Faji i tifozëve

Delo.autor

POLEMIKAT PËR BAJRAMI-D’AMBROSIO/ Ish-arbitri i FIFA-s sqaron: Ja pse s’duhet krahasuar me faullin Aleks Sandro-Dumfris

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti: Shënon Bushiç, ekipi i Dajës në avatazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment