Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NDIZET ALARMI TEK “KUQEZINJTË”/ Dëmtohet mesfushori i Kombëtares dhe rrezikon ndeshjet e tetorit. Ja emri…

Gjatë mbrëmjes së djeshme mesfushori i Espanjolit dhe i Kombëtares sonë, Keidi Bare ka lënë fushën e lojës në minutën e 74-rt të takimit.

24-vjeçari ka ndjerë shqetësime gjatë pjesës së dytë të lojës dhe është detyruar që të ngrejë duart lart dhe të bëjë me shenjë nga pankina për t’u zëvendësuar pasi nuk mund të vazhdojë dot. Pak sekonda më vonë ai është ulur në fushë dhe ka kërkuar ndihmën e stafit mjekësor.

Kundërshtarët e Alavëshit nuk e ndalën lojën pasi mendonin se kjo bëhej për të vonuar lojën pasi rezultati ishte 1-0 në favor të Espanjolit të Bares.

Për probleme fizike mesfushori nuk ia ka dalë për të vazhduar dhe është ulur në pankinë ku mbante të lidhur mbas kofshës së djathtë një qese me akull.

Shpresojmë që të jetë thjesht një ngarkesë fizike për Baren dhe jo një dëmtim serioz për shqiptarin pasi koha nuk premton dhe në tetor luhen ndeshjet me të rëndësishme të Kombëtares.

Për Rejën, ai është një pikë e fortë në mesfushë dhe duhet të jetë i gatshëm për dy sfidat e tetorit ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Related posts

ATALANTA-MILAN/ Pioli me zgjedhje të kushtëzuara, Gjimshiti titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“TURP PËR JU, U PREHSH NË PAQE”/ Tërbohen fansat e Liverpool. Shikoni banderolat që vendosën jashtë stadiumit (FOTO)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ VERONËS/ “Demi” Martinez zhbllokohet pas 5 ndeshjesh dhe bën premtimin për tifozët

Delo.autor

Leave a Comment