Futboll Sport

“NË MËNGJES I THANË SE KISHTE KANCER, NË MBRËMJE…”/ Historia e veçantë e arbitrit të ndeshjes Kosovë-Spanjë

Gazeta spanjolle “Marca” i ka kushtuar një artikull gjyqtarit kryesor të ndeshjes mes Kosovës dhe Spanjës, Robert Maden, i cili para disa kohësh ishte diagnostikuar me kancer, por tashmë e ka fituar luftën përballë kësaj sëmundje.

Një mëngjes në mars të vitit 2016, Robert Maden i lindur më 25 tetor të 1978, shkoi te mjeku për të kryer disa analiza.

Ata i thanë se kishte kancer të tiroides. Atë darkë, ai shkoi të bënte atë që i pëlqen më shumë në jetë: drejtimin e një loje futbolli në kampionatin skocez.

Për muaj të tërë, ai luftoi me sëmundjen deri sa e mposhti. I përmirësuar, por në trajtim të plotë, ai kishte forcën për të shkuar në Evropianin U-21 më 2017.

Sot, ky gjyqtar, i cili pothuajse gjithmonë buzëqesh në fotot qe publikon në llogarinë e tij në Instagram, gjykon ndeshjen e Spanjës për herë të parë dhe atë në ndeshjen e sotme (e mërkurë) ndaj Kosovës në Prishtinë.

Pjesa më e madhe e asaj fuqie dhe aftësie për të shkëlqyer u gjet nga Maden në rininë e tij. Ai ishte një atlet në distanca të gjata që shkëlqeu në kampionatet stërvitore skoceze derisa në moshën 19 vjeçare një dëmtim e detyroi atë të largohej.

Pastaj ai filloi arbitrimin për të vijuar gjithashtu një karrierë në distanca të gjata, sepse që nga viti 2010 atij i është dhënë stema e gjyqtarëve ndërkombëtarë të FIFA-s. Deri më sot, Maden nuk e ka gjykuar Spanjën, por as Kosovën.

Related posts

YLLI I JUVENTUS KTHEHET NË ÇËSHTJE/ Dejan Kulusevski: Jam i tronditur nga ajo zgjedhje

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-BARCELONA/ Messi dhe Suarez titullar në ndeshjen Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Nuk ka surpriza pas 30 minutash, triumfojnë skuadrat “big”

Isa.Autor

Leave a Comment