Bundesliga Futboll Sport

NGA MERKATO E “ÇMENDUR” ME LOJTARËT E RINJ TEK OBJEKTIVAT/ Lewandowski: CR7 është ende në formë, dua të…

Robert Levandovski ka folur për revistën e njohur “El Pais” lidhur me formën që po kalon me Bajernin e Mynihut dhe objektivat që ka me këtë skuadër. Polaku nuk ngurroi të flasë edhe për trajnerët me të cilët është stërvitur dhe çmimet në merkaton e sotme.

OBJEKTIVAT – “Një nga arsyet që më pëlqen të luaj te Bajerni është sepse klubi ka gjithmonë objektiva të larta. Kampionati është detyrim, ndërsa Champions-i gjithmonë një mundësi për të bërë histori”. GOLAT – “Detyra ime është të shënoj dhe kur e bëj jam shumë i lumtur. Skuadra më ka ndihmuar shumë për të arritur këtu ku jam. Shpresoj që t’ia kem shpërblyer në mënyrën më të mirë të mundshme”.

MERKATO E ÇMENDUR PËR LOJTARËT E RINJ – “Të jesh një 20-vjeçar në kohët e sotme është shumë e vështirë. Një pjesë e jetës për lojtarët nis në moshën 20-vjeçare, më pas është një pjesë tjetër. Ronaldo është 36-vjeç dhe vazhdon të jetë në majë. Në futbollin e sotëm, me gjithë këtë presion është e vështirë ta ruash qetësinë mendore dhe formën fizike. Çmimet që po dëgjojmë për lojtarët e rinj janë jo reale.

Kjo nuk i bën mirë askujt, lojtarët nuk flasin më për futboll por për para. Që të fitosh aq shumë duhet më parë të kesh sakrifikuar shumë orë në fushën e stërvitjes. Kjo nuk është diçka e mirë. Nëse vlen aq sa pretendon, koha do ta tregojë. Në fund të fundit po luajmë futboll, asgjë më shumë.

Kur isha 18, 19, 20, po luftoja për ekzistencën time si lojtar me Lehun në Poloni. Nuk ishte e lehtë të vija këtu në arenat e mëdha. Por tani shikoni ku jam, shënova 41 gola në sezonin e kaluar dhe në këtë sezon dua të shënoj më shumë. Një lojtar i mirë nuk duhet të ngopet kurrë me atë çfarë ka arritur një sezon më parë”.

TRAJNERËT – “Janë një pjesë e rëndësishme e një lojtari. Është një faktor që mund ta ndryshojë karrierën. Me Klopin mësova se si të bëj presion dhe të vjedh topin e më pas të sprintoja drejt portës. Me Guardiolën mësova shumë mbi taktikat, ai më ndryshoi 100% vizionin për lojën.

Ndërsa Ançeloti më dha shumë besim. Hansi Flik ishte një ekspert për sa i përket thjeshtëzimit të instruksioneve për lojën. Ai di shumë gjëra për futbollin dhe rolin që gjithsecili ka në skuadër. Ai dinte të jepte atë që doja në momentin e caktuar. Krijoi një atmosferë të madhe rivalizuese në skuadër, çka bëri që ajo (skuadra) të rritej në vetvete dhe të fitonte gjithçka në një sezon”.

Related posts

SFIDA E MBIJETESËS ME LAÇIN/ “Bardheblutë” izolohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, ja arsyeja

Delo.autor

Belen: Iannone si vullkan, më i çmendur se unë!

Sadik.Autor

NDEZIN ANKANDIN E MERKATOS/ Pep dhe Zidane, gati të sfidohen për yllin 120 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment