Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA MESFUSHA PAS SHKATËRRUES TEK ALTERNATIVA/ Tirana mendon për skemën, ja plani B pa Çelhakën…

Kur duhen edhe tetë ditë nga fillimi i se zonit futbollistik, trajneri Orges Shehi ende nuk e ka zgjidhur problemin e mesfushës. Ose, më saktë, cili nga lojtarët do të zëvendësojë Jurgen Çelhakën në qendër të mesfushës.

Janë tri alternativat që mund të zëvendësojnë Jurgenin në mesfushë. E para dhe që është prekur më parë i bie që Tirana të luajë pa një mesfushor qendre. E dyta, të luajë Toli si shkatërrues dhe e treta që Najdovski të spostohet nga mbrojtja në mesfushë. Të gjitha alternativat janë të mundshme, me Shehin që do të zgjedhë më të mirën e mundshme.

TRIADA – Opsioni i parë i Shehit është që Tirana të luajë pa mesfushor shkatërrues siç ka bërë dy miqësoret e fundit, se mesfusha do të jetë me treshen Totre, Limaj dhe Hoti. Sulmi pastaj do të jetë bombë me Xhixhën, Seferin dhe Ngonë të cilët do të garantojnë golat bardheblu. Problemi i vetëm i kësaj skeme është që skuadra është shumë e zbuluar në mesfushë.

TOLI – Opsioni i dytë është Ardit Toli. Futbollisti nuk u lejua të largohej nga bardheblutë për të qenë gati për mesfushën. Sezonin e shkuar ai luajti në pozicionin e Çelhakës dhe Shehi mund ta marrë në konsideratë. Gjithsesi, pikëpyetje ka edhe për këtë opsion. NAJDOVSKI – Opsioni i tretë është Filip Najdovski. Maqedonasi është mesfushor, por te Tirana është aktivizuar gjithmonë si qendërmbrojtës. Sa herë ka luajtur në mesfushë ka marrë kartonë, ndërsa drejtuesit e shohin me skepticizëm këtë opsion.

KUKA – E sigurt është që do të marrë minuta gjatë sezonit, por te Tirana shohin si zëvendësues klasik Kukën. I riu që firmosi dhjetorin e shkuar mund të jenë zëvendësuesi i Çelhakës, ama në perspektivë. Si fillim i duhen minuta në mesfushë. Gjithsesi, Shehi po kërkon çdo mundësi dhe resurs që ka në ekip.

KËRKIMI – Tiranës, ditë më parë, iu largua Jurgen Çelhaka. Lojtari ka lënë një gropë në mesfushë. Këtë e pranoi edhe vetë Orges Shehi. Kujtojmë që mesfushori i bardhebluve ishte nga vendimtarët në titullin e para dy viteve. Tani, mungesa e tij është problem më vete. Klubi Tirana ka hyrë në kërkim të lojtarëve me tipare si të Çelhakës.

Related posts

Jurgen Klop bëhet me dhimbje koke, një tjetër lojtar rrezikon finalen e Champions-it

Sadik.Autor

GUARDIOLA NË HALL TË MADH/ Një mbrojtës tjetër largohet nga Manchester City

Delo.autor

TRE GOLA PËR TRE VITE RINOVIM/ Mbape e feston me rekord firmën në kontratë

F.autor

Leave a Comment