Futboll Premier League Sport

“LEGJENDA E ARSENALIT”/ Wenger nuk tërhiqet: Kam shumë për t’i dhënë futbollit

Në moshën 69-vjeçare shumë tranjerë do të mendonin tërheqjen përfundimtare nga futbolli, por jo Arsène Wenger. Në një intervistë të fundit, ish-tranjeri i Arsenalit ndjen se ka ende shumë për t’i dhënë sportit më të bukur në botë, pas përvojës 22-vjeçare tek Arsenali.

“Sigurisht që më mungon trajnimi dhe nuk kam ndërmend ta lë me kaq. Dhe jo vetëm të stërviturit, por edhe konkurrenca, kënaqësia e të bërit gjërat së bashku, të ndash emocionet, uljet dhe ngritjet. Të gjitha këto të japin një emocion shtesë, kam kaluar gjithë jetën time në këtë mënyrë”.

Pak kohë më parë, francezi tha se me shumë mundësi do të kthehet në janar për të stërvitur përsëri një klub, por gjithsesi nuk ka zbuluar asnjë mundësi konkrete. Wenger tha se, pavarësisht asaj që mund të thonë mediat apo njerëz të ndryshëm, ai ka ende shumë për të dhënë.

“Njerëzit gjithmonë duan të të vënë me shpatulla pas murit, thonë se duhet të tërhiqem, sepse nuk vlej më. Unë nuk e mendoj kështu. Them se kur ndjen të bësh diçka të dobishme, duhet ta bësh atë. Avantazhi im i madh është se kam një përvojë 35-vjeçare dhe kam mësuar të ndaj me të tjerët gjërat që di. Nuk duhet ta lësh këtë botë pa u përpjekur të paktën t’u japësh diçka të tjerëve”.

Nën drejtimin e Arsenalit, Arsène Wenger fitoi 3 herë kampionatin anglez dhe 7 herë FA Cup. Në të kaluarën, ai ka drejtuar gjithashtu ekipet e Nancy dhe Monaco në Francë e gjithashtu Nagoya Grampus Eight në Japoni.

Related posts

Basti i trajnerit Milos Kostic/ Luftëtari do të jetë dëfryes dhe rezultativ

Sadik.Autor

NË PRITJE PREJ TRE MUAJSH/ Çështja e dy afrikanëve te Tirana mbulohet me mister

Delo.autor

KASTRIOTI-TIRANA/ Kaina bën heroin dhe ndëshkon “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment