Futboll Ligue 1 Sport

NISMA GJENIALE/ Në Francë çdo gol do të vlejë 500 euro këtë fundjavë

Futbolli nuk e harron atë që po bëhet për të luftuar coronavirus-in dhe vështirësitë që gjithë bota po kalon në luftën kundër pandemisë.

Për të shkuar në ndihëm të kësaj lufte, në Francë çdo gol i shënuar këtë fundjavë në Ligue 1 dhe Ligue 2 do të vlejë 500 euro.

Liga e futbollit profesionist francez ka ndërmarrë një fushatë në mbështetje të operatorëve sanitarë që po luftojnë pandeminë.

Siç mund të lexohet në faqen zyrtare të organizatës dhe profilet në rrjetet sociale, për çdo gol të shënuar në Ligue 1 dhe Ligue 2, do të transferohen 500 euro në llogarinë e federatës spitalore franceze. Jo vetëm. Të gjithë logot e kampionatitdo të zëvendësohen nga stema të bardha në të gjithë rrjetet sociale në shenjë solidariteti me operatorët sanitarë.

Mundësitë që të grumbullohet një shumë e konsiderueshme janë shumë të madhë, duke parë se Strasbourg ka shënuar 3 gola në fitoren e arritur kundër Mets në ndeshjen hapëse të javës së gjashtë të Ligue 1.

Related posts

“VUAJTJET E NJERËZVE NUK…”/ Aktorja italiane u nda nga Allegri, vajza e saj shpërthen keq në rrjetet sociale

Delo.autor

FIFA: Ja lojtari më i mirë i ndeshjes Brazil – Belgjikë (FOTO)

Isa.Autor

SKANDAL NË SERBI/ Crvena Zvezda luan në Kupë në territorin shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment