Futboll La Liga

Real Madridi refuzon të nënshkruajë me Ibrahimovic, shkak agjenti Raiola

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka refuzuar të nënshkruajë me Zlatan Ibrahimovicin në këtë muaj.

Agjenti i sulmuesit të Manchester United, Mino Raiola, ua ka ofruar suedezin klubit të Real Madridit, sipas El Mundo Deportivos.

Por mësohet se Perez e ka refuzuar ofertën, pasi ai nuk dëshiron të punojë me agjentin Raiola.

Perez lojtari i transferimeve të mëdha

Po ashtu edhe stafi i trajnerëve nuk e ka dashur që ta ofrojë në klubin, pasi nuk mendojnë se do të ishte e mirë për atmosferën në dhomat e zhveshjes.

Ibrahimovici është kthyer të luajë përsëri pas dëmtimit të madh që e kishte pësuar në gju.

Zlatan u kthye nga lëndimi

Qëndrimi i Perez ndaj Raiolës nuk e vë në rrezik interesimin e Realit për portierin e  Milanit, Gigio Donnarumma.

Real Madridi është duke punuar që të sjell lojtarë pasi ky sezon po shkon drejt një dështimi.

Related posts

REJA BËN NDRYSHIME PËR SFIDËN E REVANSHIT/ Ja si pritet rreshtimi. Vrioni ul Manajn në stol, Doka “projektohet” titullar

Delo.autor

RREZIK TRIBUNE/ Kieza studion “arratinë” nga Juventusi

F.autor

Miqësorja me Kosovën, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Sadik.Autor

Leave a Comment