Futboll Sport

NJË SELFIE QË I KUSHTON SHUMË SHTRENJTË/ Pas FOTOS yllin me Depay, ja dënimi që merr tifozi 13-vjeçar…

Një djalosh 13-vjeçar është përjashtuar për 5 vite nga stadiumi në Eindhoven për shkak të një selfie. Adoleshenti i quajtur Amin, hyri në fushën e lojës për të bërë një foto kujtim me Memfis Depaj, por në momentin e gabuar, pasi ishte ende minuta e 89 e ndeshjes mes Holandës dhe Malit të Zi.

Ai vrapoi në fushë, me celular në dorë dhe pastaj bëri foton me Depaj, i cili pranoi e më pas i bëri shenjë që të dilte nga terreni në mënyrë që të vijonte loja. Pas kësaj ngjarje, policia dhe autoritetet e Federatës Holandeze kontaktuan familjarët e tij dhe i bënë të ditur se ai nuk lejohej në 5 vitet e ardhshme të hynte në stadiume gjatë aktiviteteve sportive, si dhe i vunë një gjobë prej 350 eurosh e cila më pas u kthye në 100 euro duke marr për bazë moshën e tij.

Në Holandë kanë filluar të bëhen shqetësuese ngjarje të tilla. Pas barazimit 1-1 me Norvegjinë, një tifoz kapërceu rrethimin për një foto me Van Dajk, kur ky i fundit po jepte intervistë në mbyllje të ndeshjes, me mbrojtësin e Liverpulit që u detyrua ta largonte vetë mbështetësin e tij dhe policia më pas ndali dhjetëra tifozë të tjerë që tentuan të bënin të njëjtën gjë.

Related posts

TËRMETI TRAGJIK/ Situata e vështirë, FSHF-ja merr vendimin për shtyrjen e…

Delo.autor

“DUA QË TIRANA DHE PRISHTINA TË DALIN KAMPION”/ Portieri Bekaj: Ju tregoj ndeshjen e veçantë dhe dëshirat

Delo.autor

Nuk evitoi dot rënien, Seedorf nuk konfirmohet nga La Coruna

Sadik.Autor

Leave a Comment